Foto (c) Julien Benhamou

Neighbours / from Motherland

Brigel Gjoka and 'RubberLegz' Yasit

3, 4, 7 tetor 2026

Mbi aktivitetin

“Neighbours” është një bashkëpunim koreografik që sjell në dialog dy artistë me prejardhje, gjuhë artistike dhe përvoja kulturore të ndryshme. Koreografi shqiptar Brigel Gjoka dhe koreografi kurd RubberLegz (Yasit) e nisën këtë udhëtim krijues pas bashkëpunimit të tyre në veprën “A Quiet Evening of Dance” të William Forsythe.

Duke bashkuar qasjet e tyre të veçanta ndaj lëvizjes, ata ndërtojnë një univers koreografik ku identiteti, kujtesa dhe trashëgimia kulturore bëhen pika takimi. Vepra lëviz vazhdimisht mes kërcimit urban, atij klasik dhe bashkëkohor, duke krijuar një gjuhë artistike të re, ku transformimi dhe reflektimi shpalosen përmes trupit dhe lëvizjes.

E krijuar në Shqipëri, “Neighbours / from Motherland” është kapitulli i dytë i këtij projekti koreografik, që bashkon Gjokën dhe RubberLegz me një kast artistësh nga Shqipëria dhe Kosova. E rrënjosur në pyetje mbi identitetin, përkatësinë dhe trashëgiminë kulturore, shfaqja mbështetet në kujtesën personale dhe atë kolektive për të ndërtuar një dialog koreografik mes kulturave. Përmes takimit të zërave të ndryshëm artistikë, “Neighbours / from Motherland” rikthehet te rrënjët e përbashkëta, duke e festuar vallëzimin si një gjuhë të gjallë shkëmbimi, mirëkuptimi dhe lidhjeje njerëzore.

Kredite

Koreografia dhe performanca: Brigel Gjoka dhe Rauf ‘RubberLegz’ Yasit

Kompozitor: Rusan Filiztek

Ndriçimi: Brigel Gjoka & Rauf ‘RubberLegz’ Yasit, Marco Policastro

Kostumografia: Brigel Gjoka & Rauf ‘RubberLegz’ Yasit

Performuar me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Tiranë dhe Baletin Kombëtar të Kosovës

“From Motherland” bashkëprodhim i Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Tiranë & Baleti Kombëtar i Kosovës në kuadër të edicionit të 5-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Tiranë (IDFT 5)

Foto: Julien Benhamou

Informacion praktik

Data

3, 4, 7 tetor 2026

Orari

20:00

Vendndodhja

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit; Teatri Kombëtar i Kosovës

Biletat

Çmimi

1,000 Lekë – 2,000 Lekë

 

Rezervime

Për të rezervuar ose blerë bileta për këtë shfaqje gjatë datave 3-4 tetor, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejt zyrën e biletarisë së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Telefon: +355 69 870 3233
E-mail: info@tkob.gov.al

Orari:
10:00–14:00 & 16:00–20:00

_____

Për të rezervuar ose blerë bileta për këtë shfaqje për datën 7 tetor, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejt zyrën e biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës.