top of page
Swan Lake Ballet Preljocaj

Liqeni i mjellmave

21-22 SHTATOR

ANGELIN PRELJOCAJ

Pas “Borëbardhës”; dhe “Romeo dhe Zhuljetës”, Angelin Preljocaj i rikthehet baletit narrativ dhe shijes së tij për rrëfimtari. Me një përshtatje më bashkëkohore të veprës muzikore të Tchaikovskit, ai rikthen këtë vepër monumentale të repertorit klasik të baletit. Një punë që ka filluar në 2018 me “Ghost”, ku ai po i bënte homazh Marius Petipas-it dhe teksa e shihte veten brenda imagjinatës së koreografit, i erdhi edhe ideja e “Liqenit të Mjellmave”. Pa u larguar nga vepra origjinale, ai rrëfen historinë e mjellmës që përballet me problemet e epokës tonë. 

Odeta është një vajzë e re, me ndjeshmëri të lartë ndaj çështjeve mjedisore. Ndërsa Zigfridi është i biri i drejtorit ekzekutiv të një kompanie që shet platforma të shpimit të naftës. Një mbrëmje, gjatë shëtitjes afër Liqenit të Mjellmave, Odeta përballet me Rothbartin, një sipërmarrës të korruptuar që ushtronte dhe magjinë Ai ka zbuluar një depozitë të karburanteve fosile pranë liqenit dhe kërkon të shfrytëzojë tokën. Por, pasi përballet me Odetën, ka frikë se ajo mund t’i pengojë planet, prandaj e kthen atë në një mjellmë duke përdorur fuqitë e tij... 

Krijimtaria dhe pasuria e gjuhës koreografike të Angelin Preljocajt, gjithmonë e përshkruar me ëndërrim dhe sensualitet, e bëjnë këtë Liqen të Mjellmave, të interpretuar nga valltarët e jashtëzakonshëm të kompanisë së tij, një sukses të ri! 

swann lake

 TAKIME >

bottom of page