Liqeni i Mjellmave

Ballet Preljocaj 

20-21 shtator 2024

Mbi aktivitetin

Duke ndërthurur kryeveprën muzikore të Çajkovskit me ndërhyrje më bashkëkohore, Angjelin Preljocaj risjell një vepër monumentale të repertorit klasik. Ky projekt nisi në vitin 2018 me “Fantazma”, kur Preljocaj i bënte homazh Marius Petipa-së, duke u zhytur në imagjinatën e këtij të fundit pikërisht në momentin kur ai po ideonte “Liqenin e Mjellmave”. Me besnikëri ndaj veprës origjinale, Preljocaj e vendos historinë e mjellmës në kontekstin e sfidave të kohës sonë.

Odeta është një vajzë e re, me ndjeshmëri të lartë ndaj problematikave mjedisore. Ndërkohë, Sigfrid është i biri i drejtuesit të një kompanie që merret me shitjen e pusave të naftës. Një mbrëmje, teksa Odeta shëtit pranë liqenit të mjellmave, përballet me Rothbart-in – një sipërmarrës i korruptuar dhe magjistar i errët. Ai ka zbuluar një burim hidrokarburesh pranë liqenit dhe synon ta shfrytëzojë atë. I konfrontuar nga e reja, e cila mund mund të pengojë planet e tij, ai përdor fuqitë magjike dhe e shndërron atë në një mjellmë…

Gjuha koreografike e pasur dhe plot imagjinatë e Angjelin Preljocajt, gjithmonë e përshkuar nga ëndërrimi dhe sensualiteti, e bën këtë “Liqen Mjellmash” – të interpretuar nga trupa e jashtëzakonshme e kompanisë së tij – një sukses të ri! 

Kredite

Informacion praktik

Data

20-21 shtator 2024

Vendndodhja

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Biletat

Çmimi

1,000 Lek

Rezervime

Për të rezervuar ose blerë bileta për këtë shfaqje, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejt zyrën e biletarisë së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. 

Telefon: +355 67 632 7313
E-mail: info@tkob.gov.al 

Orari: 10:00–14:00 & 16:00–20:00