E lindur në Sevilje në vitin 1994, Paula Comitre u diplomua në Vallëzim Flamenco në Konservatorin e Seviljes (2012) dhe më pas mori diplomën në Pedagogji të Vallëzimit Flamenco në Konservatorin e Malagës (2019). Ajo ishte pjesë e Baletit Flamenco të Andaluzisë (2013–2016) dhe më pas iu bashkua kompanive të David Corias dhe Rafaela Carrascos si soliste dhe koreografe.
Ajo debutoi me veprën e saj të parë solistike Cámara Abierta në Festivalin e Jerez-it në vitin 2020, duke fituar Çmimin “Artisti i Ri i Vitit”. Që prej atëherë ka krijuar dhe interpretuar Cuerpo Nombrado, Alegorías (El límite y sus mapas) dhe Après vous, Madame, të prezantuara në festivalet më të rëndësishme të flamencos, përfshirë Bienalen e Seviljes, Festivalin e Jerezit dhe Festival Flamenco de Nîmes. Në vitin 2025 ajo fitoi Çmimin Lorca për Interpretuesen më të Mirë të Kërcimit Flamenko.
Në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, Tiranë, Paula Comitre do të prezantojë Alegorías dhe do të ofrojë një punëtori flamenco të hapur për të gjithë dashamirët e vallëzimit, me vende të kufizuara.