top of page

< KTHEHU

Meetings by Ermira Goro

ERMIRA GORO

MEETINGS

5 TETOR

Me dëshirën për të sjellë një përvojë kolektive që vlerëson diversitetin dhe ripërkufizon nocionin e fuqisë dhe bukurisë, Ermira Goro krijon “Takime” të njerëzve shumë të ndryshëm për nga mosha, gjinia, etniciteti, trupi, dhe aftësia. Përmes kësaj vepre artistike, ajo ka për qëllim të shkëpusë shikuesit nga ideja që kërcimi realizohet vetëm me trupa “të përsosur”, rinorë, muskulozë, e të trajnuar. 

Si i vështirësojnë apo pasurojnë lëvizjet veçoritë e secilit trup? Si transformohet një trup “i pamësuar” nga lëvizjet apo ritmet që nuk i përkasin fjalorit të tij të përditshëm? 

Çfarë ndjesish mund të lindin nga kjo përputhje vëzhguese? Përmes eksplorimit të individualitetit dhe shprehjes së studimit të lëvizjes, po ashtu dhe kompleksitetit dhe diversitetit të trupave të performuesve, “Meetings” i shtyjnë shikuesit të dallojnë copëza të vetes së tyre në skenë, t’i rivlerësojnë ato, si dhe të rishikojnë kuptimin e “të saktës” dhe “të përshtatshmes”. 

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit, Tiranë fton këdo që dëshiron të marrë pjesë në punën koreografike të koreografes së njohur, Ermira Goro. Ftesa është e hapur për individë të të gjitha moshave, qofshin ata të njohur me artin dhe teknikat e kërcimit, ose fillestarë të apasionuar. 

Meetings
bottom of page