“PËRMES ARTIT TË KËRCIMIT, IDFT SYNON TË EVIDENTOJË/SHPËRFAQË DIVERSITET DHE RISI, DUKE OFRUAR NJË PROGRAM TË VEÇANTË DHE EKLEKTIK.”
ANGELIN PRELJOCAJ
Rreth Nesh
Çdo vit, Shqipëria kthehet në një skenë plot gjallëri për Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit, Tiranë (IDFT), duke tërhequr artistë, koreografë dhe entuziastë të kërcimit nga mbarë bota në kryeqytetin e vendit. I njohur për guximin dhe risinë e tij, festivali ofron një hapësirë unike ku shprehia tradicionale takohet me format më bashkëkohore të kërcimit.
Edicioni i katërt i IDFT-së do të zhvillohet nga 8 deri më 25 tetor: gjatë këtyre tre javëve, IDFT do të paraqesë një program që sjell kompani dhe koreografë të shquar nga Evropa dhe Shqipëria, si dhe performanca novatore që prezantojnë koreografët e rinj dhe në rritje.