ImagOri

Data Eventit

14 Tetor, 2025

Koha: 30’

imagOri është krijimi i një bote imagjinare, në të cilën një udhëtar gjen papritur veten.
A është një ëndërr? Një vend i largët?
Me të, zbulojmë krijesa, një turmë origamish, një soprano, një kimera.
Me të, zbulojmë Tjetrin.

Universi ëndërrimtar i imagOri-t shpaloset përmes një skenografie të ndërtuar me letër. Origamit, të vogla dhe gjigante, do të përfaqësojnë krijesat që popullojnë imagjinatën e fëmijëve.

Mes këtyre krijesave, një kimera me trup fluid dhe elastik, do t’i japë jetë letrës. Ajo do të udhëheqë dhe mbështesë udhëtarin në rrugëtimin e tij.

Lëvizja e trupave do të mishërojë emocionet e protagonistëve. Do të shohim forma të pazakonta, ndërlidhje, imazhe trupash që ngrijnë dhe vibrojnë në përpjekje për tu bërë njësh me këtë univers prej letre.

Sopranoja do të këndojë në një gjuhë të shpikur, duke i inkurajuar sërish fëmijët që të udhëtojnë lirshëm në imagjinatën e tyre përmes këtij rrëfimi. 

Si rojtare e këtij universi ëndërrimtar, ajo do të udhëheqë protagonistët dhe publikun në këtë përvojë tregimtare drejt zbulimit të Tjetrit. 

Informacion praktik

Data

14 Tetor, 2025

Vendndodhja

Teatri Kombëtar i Kukullave

Gjuha

Tarifat

Standard

Hyrja falas

< 30 vjet