+Erba

Data Eventit

10 Tetor, 2024

+Erba është një shfaqje interaktive me dy kërcimtarë, të cilët krijojnë së bashku me fëmijët një qytet imagjinar. Kërcimtari “arkitekt” vëzhgon peizazhin dhe vizaton shtëpi dhe rrugë në qytet. Tjetri, që dashuron tokën dhe insektet, vizaton barin dhe pemët.

Dy personazhet lëvizin në një skenë bosh, ku projeksionet në ekran krijojnë një hapësirë magjike. Këtu, nëpërmjet lëvizjeve vizatohen dhe marrin jetë idetë, imagjinata dhe projektet e tyre. Arkitekti krijon shtëpi plot ngjyra dhe dritë, ndërsa kërcimtari tjetër shton gjelbërimin. Gradualisht, qyteti imagjinar rritet duke bashkuar ndjeshmëritë e tyre të ndryshme.

Qyteti i sapolindur bëhet një ambient i gjallë, ku shtohen personazhe dhe ngjarje të reja. Fëmijët afrohen në skenë për të ngjyrosur dhe populluar qytetin. Shfaqen insektet, stinët ndryshojnë dhe qyteti bëhet më i madh, më i vrullshëm dhe më kompleks. Ëndrra për një qytet të gjelbër duket se po realizohet.

Por, një fabrikë nis të rritet gjithnjë e më shumë, duke trembur insektet, zogjtë, njerëzit, dhe duke zhdukur gjelbërimin. Së bashku me fëmijët, kërcimtarët do të krijojnë një hapësirë të re ku natyra do të rritet sërish dhe ku mund të pritet një “koncert pemësh”.

Informacion praktik

Data

10 Tetor, 2024

Vendndodhja

Teatri Kombëtar Arturbina

Gjuha

Tarifat

Standard

Nga 500 Leke

< 30 vjet