top of page
Discofoot Ballet de Lorraine

PETTER JACOBSSON DHE THOMAS CALEY 

DISCOFOOT

28 SHTATOR
ORA 16:30 DHE 18:30

Le të festojmë! Aty ku rregullat e futbollit shtrembërohen dhe tjetërsohen nga vallëzimi, lëreni koreografinë e topit t’ju marrë me vete në një udhëtim. Petter Jacobsson dhe Thomas Caley sjellin një rishikim të lojës së futbollit në këtë shfaqje të hapur koreografike në Sheshin Skënderbej. Ky nuk është futbolli siç e njohim: është një ekip valltarësh nën udhëheqjen e koreografëve që, në një fushë futbolli të rikrijuar për këtë rast dhe nën tingujt e muzikës nga një DJ, do të na emocionojnë për 52 minuta. Gola, nxehje, penallti—valltarët tanë do të na bëjnë të përjetojmë një ndeshje si kurrë më parë, e cila do të përfundojë me një festë me muzikë elektronike në sheshin kryesor të qytetit. 

Ndeshja/performanca luhet duke përdorur format bazë, vendosjet dhe rregullat e futbollit evropian. Por që tw arrijnë të lëvizin nëpër fushë, të gjithëve u duhet të kërcejnë. Pa ndaluar asnjëherë, lojtarët angazhohen në një improvizim të rrjedhshëm që ndjek trajektoren e topit, duke i dhënë përparësi meritës artistike (beteja), e cila është gjithashtu një element kyç për të fituar lojën. 

Për të përcaktuar këtë meritë artistike, një juri me tre gjyqtarë artistikë prezanton pikët dy herë gjatë ndeshjes, në fillim gjatë gjysmës së kohës dhe sërish më vonë pas lojës. Pikëve të jurisë u shtohen edhe golat e mundshëm për të përcaktuar fituesin. Nëse, për shembull, një ekip nuk ka shënuar gola, por ka marrë vlerësim më të lartë nga juria për kërcimin, ai shpallet fitues. 

bottom of page