Blossom

Cie Kilaï 

25 Tetor, 2025

Rreth Nesh

* Projekt me pjesëmarrje

“Blossom” është një performancë me pjesëmarrje që zhvillohet në vende të papritura, si burgje apo spitale, duke e takuar publikun aty ku ai ndodhet. 

Kjo performancë, që vjen si një ndërthurje shfaqje-koncert-kor, angazhon trupin dhe zërin në një përvojë gjithëpërfshirëse.

Kërcimtarë, këngëtarë dhe muzikantë, të shoqëruar nga një grup pjesëmarrësish amatorë nga fusha të ndryshme të jetës, krijojnë së bashku një sinergji të veçantë.

Nën ritmet e gospelit, soul-it, hip-hopit, e muzikës Afro dhe house, “Blossom” i përgjigjet nevojës për t’u bërë bashkë, duke kapërcyer kufijtë dhe rezistencën që na ndan. 

Kredite

Koreografia: Sandrine Lescourant dhe kërcimtarët
Kërcimtarë dhe muzikantë: Najoi Bel Hadj, Dafne Bianchi, Joël Brown ose Jeremie Tshiala, Charlyngan Mathurine aka Cjm’s, Abraham Diallo
Drejtues i kompozimit kolektiv muzikor: Abraham Diallo
Inxhinier zëri: Vincent Hoppe

Informacion praktik

Data

25 Tetor, 2025

Vendndodhja

Piramida e Tiranës

Biletat

Çmimi

Hyrja Falas

Rezervime