Klasë kërcimi për fëmijë

Koreografi me prejardhje algjeriane, Amine Boussa, e zbuloi kërcimin breakdance në moshën 18-vjeçare dhe iu bashkua Baletit Kombëtar të Algjerisë, ku u formua në teknikën klasike dhe kërcimin bashkëkohor. Për mbi 15 vjet ishte një nga kërcimtarët kryesorë të Kader Attou, dhe ndërtoi një sërë bashkëpunimesh ndërkombëtare përpara se të bashkëthemelonte kompaninë Chriki’Z në vitin […]
Performancë me pjesëmarrje

Sandrine Lescourant, e njohur edhe si Mufasa, është koreografe dhe balerinë me bazë në Marsejë dhe themeluese e Compagnie Kilaï. Puna e saj është e rrënjosur në hip-hop dhe e pasuruar nga trajnimi në balet, vallëzim bashkëkohor dhe tradicional afrikan. Përmes punës së saj koreografike, ajo eksploron përfaqësimin e lidhjeve shoqërore dhe marrëdhënieve njerëzore, duke […]
Workshop

Armin Hokmi nisi rrugëtimin artistik në vitin 2009 si aktor në skenën e pavarur teatrore në Iran. Ka përfunduar studimet BA për Aktrim në Norwegian Theatre Academy (2015–2018) dhe Master në Solo/Dance/Authorship në HZT Berlin (2019–2021).Sot, ai krijon performanca që ndërthurin kërcimin dhe teatrin, duke ndërtuar rrëfime poetike dhe reflektive. Veprat e tij të fundit, […]
Masterklasë

E diplomuar në Konservatorin e Lartë të Parisit, Anna Chirescu ka bashkëpunuar me koreografë të ndryshëm dhe ka interpretuar vepra nga repertori i Merce Cunningham. Në vitin 2017, ajo bashkëthemeloi kompaninë Lava së bashku me artistin pamor Grégoire Schaller, duke zhvilluar projekte që ndërthurin kërcimin dhe artet pamore. Në vitin 2022, krijoi veprën VACA, dhe […]
Workshop Flamenko

E lindur në Sevilje në vitin 1994, Paula Comitre u diplomua në Vallëzim Flamenco në Konservatorin e Seviljes (2012) dhe më pas mori diplomën në Pedagogji të Vallëzimit Flamenco në Konservatorin e Malagës (2019). Ajo ishte pjesë e Baletit Flamenco të Andaluzisë (2013–2016) dhe më pas iu bashkua kompanive të David Corias dhe Rafaela Carrascos […]
Workshop
Punëtori

Në punëtorinë, koreografi dhe mësuesi Yannis Adoniou sfidon pjesëmarrësit të tregojnë aftësi kinetike përmes kombinimit të tingullit, të folurit, lëvizjes dhe kapaciteteve të saj të papërshkrueshme. Tingujt në hapësirë dhe kohë zgjerohen dhe përthithen nga trupat e valltarëve duke krijuar një vetëdije më të thellë.