Krijimi më i fundit i Jonas&Lander, i titulluar ‘Bate Fado’, është një performancë hibride mes kërcimit dhe një koncerti fadoje, i konceptuar për katër valltarë, një këngëtar fadoje dhe katër muzikantë.
Ashtu si shumica e stileve muzikore urbane, si samba apo flamenko, edhe fadoja ka pasur dikur kërcimet e veta. Në Lisbonë, vallja më ekspresive ishte Fado Batido, një kërcim i frymëzuar nga lëvizje ritmike, energjike dhe virtuoz, i ngjashëm me tap dance.
Me “Bate Fado”, Jonas&Lander propozojnë një interpretim të ri dhe rikthim të aktit të goditjes së fado-s (me këmbë), ku cilësitë e një instrumenti goditës burojnë nga vetë kërcimi në dialog me zërin dhe kitarat.
Bate Fado paraqitet si hapi i parë drejt rikthimit së kërcimit që fado-ja e ka humbur ndër vite.