Workshop Flamenko

E lindur në Sevilje në vitin 1994, Paula Comitre u diplomua në Vallëzim Flamenco në Konservatorin e Seviljes (2012) dhe më pas mori diplomën në Pedagogji të Vallëzimit Flamenco në Konservatorin e Malagës (2019). Ajo ishte pjesë e Baletit Flamenco të Andaluzisë (2013–2016) dhe më pas iu bashkua kompanive të David Corias dhe Rafaela Carrascos […]

The Unknown

“The Unknown” është një performancë 20-minutëshe që ka në thelb hip-hop-in, ritmin, forcën dhe improvizimin, të transmetuara në një formë bashkëkohore. E konceptuar posaçërisht për një galeri arti në Tiranë, kjo performancë sjell së bashku koreografen Sandrine Lescourant dhe muzikantin Abraham Diallo, në një krijim ku kërcimi, fjala e folur dhe muzika live hyjnë në […]

KATA & Ordeal by Water

KATA (Fragment) Kata, arti i luftimit solo në karate, është një sekuencë lëvizjesh të kodifikuara kundër kundërshtarëve imagjinarë. Njëzet e gjashtë seri lëvizjesh, si shkronjat e një alfabeti. Anna Chirescu krijon një pjesë solistike të formësuar nga idetë e transmetimit, imagjinatës dhe kujtesës personale, duke eksploruar kuptimin formal dhe simbolik të katas. Në një përpjekje […]

Blossom

* Projekt me pjesëmarrje “Blossom” është një performancë me pjesëmarrje që zhvillohet në vende të papritura, si burgje apo spitale, duke e takuar publikun aty ku ai ndodhet.  Kjo performancë, që vjen si një ndërthurje shfaqje-koncert-kor, angazhon trupin dhe zërin në një përvojë gjithëpërfshirëse. Kërcimtarë, këngëtarë dhe muzikantë, të shoqëruar nga një grup pjesëmarrësish amatorë […]

Bate Fado 

Kohëzgjatja: 1,5 orë Krijimi më i fundit i Jonas&Lander, i titulluar ‘Bate Fado’, është një performancë hibride mes kërcimit dhe një koncerti fadoje, i konceptuar për katër valltarë, një këngëtar fadoje dhe katër muzikantë. Ashtu si shumica e stileve muzikore urbane, si samba apo flamenko, edhe fadoja ka pasur dikur kërcimet e veta. Në Lisbonë, […]

Punëtori

Në punëtorinë, koreografi dhe mësuesi Yannis Adoniou sfidon pjesëmarrësit të tregojnë aftësi kinetike përmes kombinimit të tingullit, të folurit, lëvizjes dhe kapaciteteve të saj të papërshkrueshme. Tingujt në hapësirë dhe kohë zgjerohen dhe përthithen nga trupat e valltarëve duke krijuar një vetëdije më të thellë. 

Takime

* Shfaqje me pjesëmarrje  Me dëshirën për të sjellë një përvojë kolektive që vlerëson diversitetin dhe ripërkufizon fuqinë dhe bukurinë, Ermira Goro krijon “Takime” të njerëzve shumë të ndryshëm për nga mosha, gjinia, etniciteti, trupi, dhe aftësia. Përmes kësaj vepre artistike, ajo ka për qëllim të shkëpusë shikuesit nga ideja që kërcimi realizohet vetëm me […]

Unfolding and Promise

“Unfolding” është një vepër dhjetë-minutëshe e zhvilluar nga koreografi Philippe Kratz me një kuartet nga ansambli Tanzmainz. Gjuha trupore e përpiktë dhe e veçantë, që kërkon një nivel të lartë teknik nga kërcimtarët, zhvillohet në lidhje të pandërprerë me hapësirën. Repertori i solove tepër të ndërlikuara shndërrohet gradualisht në një grup të ndërtuar me mjeshtëri, […]

+Erba

+Erba është një shfaqje interaktive me dy kërcimtarë, të cilët krijojnë së bashku me fëmijët një qytet imagjinar. Kërcimtari “arkitekt” vëzhgon peizazhin dhe vizaton shtëpi dhe rrugë në qytet. Tjetri, që dashuron tokën dhe insektet, vizaton barin dhe pemët. Dy personazhet lëvizin në një skenë bosh, ku projeksionet në ekran krijojnë një hapësirë magjike. Këtu, […]