“Ordeal by water” shpaloset si aksion performativ. Katër totemë kufizojnë një hapësirë të veçantë, duke krijuar një zonë simbolike, të pastër nga gjuha, që shërben si terren për praktika esoterike.
Lëvizjet e valltares janë të frymëzuara nga gjeste të marra nga fusha të ndryshme, si sporti apo sinjalet profesionale, duke krijuar një lidhje të papritur mes sinjaleve të gjyqtarëve të skermës, demonstratave të sigurisë nga stjuardesat apo shenjave të punonjësve të pistës në aeroporte.
Kjo vepër ngre pyetjen: Çfarë na shërbehet për të parë? Këtu, momentet që zakonisht paraprijnë apo pasojnë performancat sportive shndërrohen në akte artistike: nxehja e një futbollisti, ushtrimet e shtriqjes të një balerine, përshëndetja ikonike e një gjimnasti në Olimpiadë. Kërkimi për lëvizjen e përsosur përballet me kufizimet. Pajisjet e papërshtatshme, të veshura si kostume, krijojnë pengesa që e rrëzojnë këtë ideal. Balerina, mbi majë gishtash, me atlete futbolli dhe maskë skerme, rrëzohet.