THE FESTIVAL
Çdo vit, Shqipëria bëhet skena e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në Tiranë (IDFT), duke tërhequr artistë, koreografë dhe entuziastë të kërcimit nga e gjithë bota. Festivali njihet për performancat e guximshme dhe inovative, dhe ofron një platformë të posaçme, që bën bashkë shprehitë tradicionale me format bashkëkohore.
Edicioni i tretë i Festivalit do të zhvillohet nga 20 shtatori deri më 12 tetor 2024 dhe do të hapet me dy performanca premierë për Shqipërinë të “Liqenit të Mjellmave”, nga Angelin Preljocaj më 20 dhe 21 shtator në Teatrin e Operës së Tiranës.
Përgjatë 3 javëve, Tirana do të gjallërohet nën ritmin e kërcimit, specifikisht atij bashkëkohor. Angelin Preljocaj, koreografi franko-shqiptar dhe drejtori artistik i festivalit, është i angazhuar për të promovuar artin e kërcimit në të gjithë Shqipërinë, me synimin që brenda 5 viteve të ardhshme Tirana të zhvillohet si një nga kryeqytetet evropiane dhe qendrat e rëndësishme të kërcimit bashkëkohor.
Duke pasur si qëllim tofrimin e një përvoje rrëmbyese dhe gjithëpërfshirëse, përtej performancave në skenë, Festivali ofron edhe një gamë punëtorish dhe një program të pasur aktivitetesh artistike (ekspozita, shfaqje filmi, etj.).
"
Duke sherbyer si rast per kremtimin e artit
dhe shprehjes se krijimtarise, festivali
luan rol madhor ne mbeshtetjen e prodhimeve kulturore
"
ANGELIN PRELJOCAJ
ANGELIN PRELJOCAJ
DREJTOR ARTISTIK
I lindur në Paris në një familje shqiptare, Angelin Preljocaj nisi të studiojë kërcim klasik para se të kthehej te kërcimi bashkëkohor, nën mentorimin e Karin Waehner.
Preljocaj bashkëpunon shpesh me emrat më të mëdhenj të botës së kërcimit, por edhe të muzikës, modës, dizainit, letërsisë dhe teknologjisë, duke ndërthurur kështu fusha të ndryshme të artit. Ai ka fituar disa çmime për punën e tij dhe njihet dhe lavdërohet nga profesionistët e vallëzimit dhe më gjerë. Prej disa vitesh, ky ish - kërcimtar po zhvillon një qasje të re koreografike, në të cilën ai krijon një dialog midis trupave të vallëtarëve dhe imazhit, përmes teknologjive të reja.
Angelin Preljocaj po nis një aventurë të re në një shtet që zë një vend të veçantë në historinë e tij personale. Angazhimi i tij si Drejtor Artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit të Tiranës është më shumë se një rikthim i thjeshtë në Shqipëri. Mbi të gjitha, është një homazh i sinqertë ndaj një vendi, që ruan një rëndësi të madhe në zemrën e tij, një mënyrë për të treguar dashurinë dhe mirënjohjen e tij ndaj kombit të vet.
ORGANIZATA
E themeluar në 2024, organizata IDFT synon të mbështesë, promovojë dhe inkurajojë zhvillimin e kërcimit, veçanërisht atij bashkëkohor, në Shqipëri, si fillim, duke organizuar Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit të Tiranës dhe aktivitete të tjera të lidhura me festivalin të mbështetura nga Ministria Shqiptare e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
THE PREVIOUS EDITION
Me 13 performanca dhe mbi 1000 spektatorë në çdo shfaqje, edicioni i fundit i festivalit ishte një sukses absolut.
Ky entuziazëm vërteton se sa i vlefshëm është projektit i IDFT, duke treguar se kryeqyteti shqiptar mund të kthehet në një inkubator të arteve performuese.
EKIPI
Drejtor Artistik: Angelin Preljocaj
Drejtor i Festivalit: Tim Newman
Programuese: Nicole Saïd
Zëdhënëse për Shtypin: Iva Tiço
Koordinatore: Océane Beucher
Koordinatore në Tiranë: Era Kraja
Drejtuese e Komunikimit: Maia Girard-Csillag
Në bashkëpunim me: Ministrinë e Ekonomisë,
Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkinë e Tiranës