Festivali

Çdo tetor, Tirana pulson me ritmin e kërcimit bashkëkohor. Përmes Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit, Tiranë (IDFT), qyteti shndërrohet në një skenë, ndërsa teatrot, sheshet, galeritë dhe këndet urbane gjallërohen nga lëvizja dhe imagjinata. 

Tashmë në edicionin e tij të katërt, që do të zhvillohet nga 8 deri më 25 tetor 2025, IDFT vijon të krijojë hapësira të reja për dialog artistik, të zgjerojë qasjen ndaj kërcimit dhe të gjallërojë peizazhin kulturor të Shqipërisë. Më shumë se një festival, IDFT është një platformë në rritje për lidhje, kreativitet dhe shkëmbim. 

Festivali është një nismë e Fondacionit IDFT, i themeluar në vitin 2024 për të mbështetur zhvillimin e artit të kërcimit në Shqipëri, me një fokus të veçantë mbi praktikën bashkëkohore. Misioni i tij realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si edhe të një rrjeti të gjerë partnerësh, sponsorash dhe miqsh.

shfaqje

0

premiera

0

evente publike

0

klasa kërcimi pa pagesë

0

vende të ndryshme në qytet

0

"Si një mundësi për të festuar artin dhe shprehjen krijuese, festivali luan një rol të madh në mbështetjen e prodhimeve kulturore."

ANGELIN PRELJOCAJ

Drejtori Artistik

ANGELIN PRELJOCAJ

Angelin Preljocaj, Drejtori Artistik i festivalit, sjell në Tiranë zërin e tij artistik unik dhe vizionin e tij ndërkombëtar. Koreografi me prejardhje franko‑shqiptare dhe famë botërore njihet e vlerësohet për qasjen e tij të guximshme dhe poetike ndaj lëvizjes. Vepra e tij, që ndërthur fushat e kërcimit, muzikës, letërsisë, modës dhe arteve digjitale, vijon të formësojë peizazhin global të kërcimit. 

Si Drejtor Artistik i IDFT-së, Preljocaj rikthehet te rrënjët e tij, me dëshirën për të përkrahur brezin e ardhshëm të kërcimtarëve dhe për ta bërë Tiranën një qëndër të kërcimit bashkëkohor në rajon dhe më tej.

Bordi Honorifik

Frédéric Jousset

Frédéric Jousset është sipërmarrës dhe filantrop francez, i njohur gjerësisht si bashkëthemelues i Webhelp, një lider global në shërbimet e përvojës së klientit. I apasionuar pas demokratizimit të aksesit në kulturë, në vitin 2019 themeloi Fondacionin Art Explora dhe ndërmori iniciativa si muze lëvizës në kamionë, platforma digjitale edukative dhe muzeu i parë lundrues në botë, katamarani ArtExplorer. Falë kontributit të gjerë në art dhe kulturë, ka marrë nderime të shumta, përfshirë Legjionin e Nderit dhe Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike nga Republika e Shqipërisë.

Hubert Védrine

Hubert Védrine është figurë politike dhe diplomat i shquar francez, i cili ka shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme nga viti 1997 deri në 2002. Ai ka qenë këshilltar i afërt i Presidentit François Mitterrand, duke mbajtur role si këshilltar diplomatik, zëdhënës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Pallatit Élysée. Pas përfundimit të karrierës politike, Védrine ka vijuar të ushtrojë ndikim përmes mësimdhënies në Sciences Po dhe pjesëmarrjes në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe kulturore.

Agnès Touraine

Agnès Touraine është eksperte e njohur e qeverisjes/vendimmarrjes korporative dhe transformimit digjital. Aktualisht drejton Act III Consultants. Më parë ka shërbyer si Kryetare dhe CEO e Vivendi Universal Publishing, si dhe ka mbajtur pozicione të larta në Lagardère Group dhe McKinsey. Touraine është anëtare bordesh në disa kompani të mëdha ndërkombëtare dhe një zë i konsoliduar në fushën e inovacionit dhe lidershipit

Suzanna Flammarion-de Bokaÿ

konsulence e specializuar në inteligjencën bashkëpunuese dhe komunikimin. Ajo ka krijuar metodën GPS‑Relationnel, një mjet i bazuar në neuroshkencë që synon të përmirësojë punën në grup, proceset e rekrutimit dhe efektivitetin në udhëheqje në sektorë të ndryshëm. Është gjithashtu autore e librit “Bien se comprendre pour mieux s’entendre”, një udhëzues praktik për përmirësimin e komunikimit ndërpersonal në vendin e punës.

Donika Bardha

Donika Bardha është amerikane me origjinë shqiptare, e njohur për angazhimin e saj në promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. E diplomuar në Mount Holyoke College në Ekonomi dhe Histori të Artit, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në diplomacinë kulturore të Shqipërisë, duke organizuar ngjarje të rëndësishme dhe nisma humanitare në Shqipëri dhe Kosovë. Kontributet e saj janë vlerësuar me çmime të larta, përfshirë Medaljen Presidenciale nga Republika e Kosovës.

Stafi

Angelin Preljocaj

Drejtor Artistik

Tim Newman

Drejtor Ekzekutiv

Nicole Saïd

Drejtor i Programacionit

Blerina Lilaj (Mullai)

Sekretar i Përgjithshëm

Era Kraja

Drejtor i Partneriteteve Strategjike

Ketrin Braho

Drejtor Operacional

Iva Tiço

Koordinatore për Shtypin