Giraffe

Thomas Noone Dance

14 tetor 2026

Mbi aktivitetin

“Giraffe” (Gjirafa) është një krijim plot imagjinatë nga Thomas Noone Dance, që ndërthur teatrin e kukullave, vallëzimin dhe projeksionet video në një përvojë skenike magjepsëse. E frymëzuar nga temat e “Rosakut të Shëmtuar” dhe “Gjirafa nuk Dinë të Vallëzojnë“, shfaqja ndjek historinë e Girafës – një kukull e ngathët, por plot gëzim, e cila e do vallëzimin, edhe pse jo gjithmonë arrin të kërcejë si të tjerët.

Kur ftohet në një festë, Gjirafa kupton se mënyra e saj e të vallëzuarit nuk përputhet me pritshmëritë e të tjerëve. Kjo zgjon pasiguri, të cilat ajo ia atribuon Bertës, valltares që i jep jetë kukullës. Duke e fajësuar Bertën për ndjenjat e saj, Gjirafa ndahet prej saj në një udhëtim magjik drejt një bote paralele të krijuar përmes projeksioneve video. Aty, nën shoqërinë e Breshkës – rrëfyeses së urtë – ajo arrin ta shohë veten me një sy tjetër dhe të pranojë atë që është, për t’u rikthyer më pas në skenë dhe për t’u pajtuar me Bertën dhe me kafshët e tjera: elefantin hijerëndë, gjarprin elegant dhe luanin plot energji.

Shfaqja trajton me ndjeshmëri tema si pranimi i vetes, presioni shoqëror dhe më pas pajtimi, duke sfiduar me humor stereotipet dhe normat e paracaktuara gjinore. Projeksionet video, të realizuara në bashkëpunim me Carme Gomila, e zgjerojnë hapësirën skenike në një univers shumëplanësh, ku personazhet herë shumëfishohen e herë shfaqen në peizazhe sureale e ëndërrimtare. Kukullat, të krijuara nga André Mello me një estetikë të stilizuar të frymëzuar nga anime, ndërthurin realizmin me një thjeshtësi plot hijeshi, duke e bërë shfaqjen të afërt për publikun e çdo moshe.

Me muzikën e Jim Pinchen, që bashkon ritme urbane me ndikime tropikale, “Giraffe” është një festë plot ngjyra e individualitetit, e rrëfyer përmes lëvizjes, tregimit dhe magjisë së teatrit.

Kredite

Koreograf: Thomas Noone

Asistente Regjie: Alba Barral

Krijuese Kukullash: Andre Mello

Kompozitor: Jim Pinchen

Dizajner Ndriçimi: Marc Lleixà

Skenarist: Oriol Esteve

Vizualet: Carme Gomila

Këshilltare Vokale: Montse Puga

Performuese: Berta Martí

Performues: Joel Mesa

 

Informacion praktik

Data

14 tetor 2026

Orari

Vendndodhja

Teatri Kombëtar i Kukullave

Biletat

Çmimi

Rezervime