Foto (c) Paul Blakemore

Juliet & Romeo

Lost Dog

20 tetor 2026

Mbi aktivitetin

Bashkëpunim me Albania Dance Meeting

Me përzierjen e vallëzimit, teatrit dhe komedisë, që karakterizon kompaninë Lost Dog, ky duet zbulon historinë e vërtetë të Romeos dhe Zhuljetës. Rezulton se ata nuk vdiqën nga një keqkuptim tragjik, por u rritën dhe jetuan të lumtur. Epo, të paktën jetuan.

Tani janë diku rreth të dyzetave, të paktën njëri prej tyre po kalon një krizë ekzistenciale të moshës së mesme, ndihen vazhdimisht të përndjekur nga versionet e tyre të adoleshencës, dhe të shtypur nga presioni për të qenë çifti model i dashurisë romantike. Ata kanë vendosur të përballen me vështirësitë e tyre aktuale duke vënë në skenë një shfaqje për veten e tyre. Terapisti u tha se ishte një ide e tmerrshme.

Juliet & Romeo trajton obsesionin tonë kulturor me rininë dhe problemet tona të pashmangshme me jetëgjatësinë.

“Ata vallëzojnë dhe bisedojnë nëpërmjet një versioni çuditërisht ironik dhe të përmbysur të Romeos dhe Zhuljetës.” Judith Mackrell (Guardian).

Kredite

“Juliet & Romeo” është bashkë-komisionuar nga Battersea Arts Centre dhe The Place. Puna financohet nga Arts Council England Project Lottery Grants, me mbështetjen e Dance East.

Koha e prodhimit origjinal u mbështet nga Lancaster Arts. U prezantua për herë të parë si Juliet & Romeo Live, pjesë e First Bites në Oval House, korrik 2017.

Falënderime për Tess Howell, Emily Gorrod-Smith, Hattie Gregory dhe Kip Johnson.

Konceptuar dhe drejtuar nga Ben Duke

Krijuar nga Solène Weinachter

Interpretuar nga Emily Terndrup dhe John Kendall

Artiste/Artist e asociuar: Raquel Meseguer Zafe dhe Pip Duke

Dizajni i ndriçimit: Jackie Shemesh

Dizajni i skenës dhe kostumeve: James Perkins

Menaxher prodhimi: Dave Sherman

Producente ekzekutive: Daisy Drury

Producente: Emma Jane Evelyn

Fotografi: Jane Hobson, Paul Blakemore dhe Nelson Autefault

Informacion praktik

Data

20 tetor 2026

Orari

Vendndodhja

Teatri Kombëtar Eksperimental

Biletat

Çmimi

Rezervime