Takime

Data Eventit

25 Shtator, 2024

* Shfaqje me pjesëmarrje 

Me dëshirën për të sjellë një përvojë kolektive që vlerëson diversitetin dhe ripërkufizon fuqinë dhe bukurinë, Ermira Goro krijon “Takime” të njerëzve shumë të ndryshëm për nga mosha, gjinia, etniciteti, trupi, dhe aftësia. Përmes kësaj vepre artistike, ajo ka për qëllim të shkëpusë shikuesit nga ideja që kërcimi realizohet vetëm me trupa “të përsosur”, rinorë, muskulozë, e të trajnuar. 

Si i vështirësojnë apo pasurojnë veçoritë e secilit trup lëvizjet e tyre? Si transformohet një trup “i pamësuar” nga lëvizjet apo ritmet që nuk i përkasin fjalorit të tij të përditshëm? 

Çfarë ndjesish mund të lindin nga kjo përputhje vëzhguese? Përmes eksplorimit të individualitetit dhe shprehjes së studimit të lëvizjes, po ashtu dhe kompleksitetit dhe diversitetit të trupave të performuesve, “Takime” i shtyn shikuesit të dallojnë copëza të vetes së tyre në skenë, t’i rivlerësojnë ato, si dhe të rishikojnë kuptimin e “të saktës” dhe “të përshtatshmes”. 

Informacion praktik

Data

25 Shtator, 2024

Vendndodhja

Vila 31

Gjuha

Tarifat

Standard

< 30 vjet