Koha:h30’
Për të dalë përtej skenës dhe për t’u afruar me publikun, Ballet Preljocaj çon kërcimtarët e tij në vende të pazakonta.
I krijuar në vitin 1998, G.U.I.D. (shkurt për “Grupi Urban i Ndërhyrjeve të Kërcyera”) udhëton nëpër Francë dhe më gjerë, duke sjellë kërcimin në vende të papritura me pjesë të përzgjedhura nga repertori i Angelin Preljocaj.
Shfaqjet e G.U.I.D. marrin jetë në hapësira publike: stacionet e trenit, sheshet e tregjeve apo oborret e shkollave shndërrohen në skena të hapura, ku publiku ka mundësi të njihet me kërcimin bashkëkohor.
Të gjithë kërcimtarët janë përzgjedhur posaçërisht për këtë projekt; ata janë të mësuar me metodat e koreografit dhe dinë si ta paraqesin më së miri veprën e tij, duke qëndruar njëkohësisht pranë publikut. Pjesët e zgjedhura nga repertori i Preljocajt zbulojnë shijen e tij për një shkrim koreografik cilësor, rigorozitetin, risinë, dhe dëshirën e tij për ta sjellë kërcimin pranë të gjithëve.
Pas çdo performance, kërcimtarët marrin kohë për të biseduar me publikun dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve — mos e humbisni këtë mundësi!
Vendet:
Sheshi Skënderbej
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Universiteti i Arteve
Qender Komunitare
Sheshi Italia