Ordeal by Water

Data Eventit

24 Tetor, 2025

“Ordeal by Water (Sprova e Ujit)” është një akt performativ që zhvillohet brenda një hapësire të kufizuar nga katër toteme. Këto shenja simbolike krijojnë një zonë të veçantë, që i paraprin çdo gjuhe, dhe që shërben si bazë për praktika ezoterike.

Lëvizjet e kërcimtares janë të përzgjedhura nga një repertor gjestesh të njohura nga përditshmëria, si sporti apo profesionet teknike. Ato krijojnë lidhje mes sinjaleve të arbitrit në sportin e skermës, demonstrimeve të sigurisë nga një stjuardesë, apo lëvizjeve precize të punonjësve udhëzues në pistat e aeroporteve. 

Vepra eksploron mënyrën se si e vështrojmë performancën. Nxehjet përpara një ndeshjeje, përkulja e një gjimnasteje në fund të shfaqjes, apo shtriqjet e një balerine pas kuintave, bëhen kuptimplotë në vetvete, jo thjesht përgatitje apo përmbyllje.

Informacion praktik

Data

24 Tetor, 2025

Vendndodhja

Teatri Kombëtar Arturbina

Gjuha

Tarifat

Standard

Nga 500 Leke

< 30 vjet